Ju kujtohet Nedved në fillim? Vuante si Pjaniç dhe përflitej

Miralem Pjaniç ndoshta nuk është talenti i përkryer siç priste Juventusi, por natyrisht që nuk mund të hidhet poshtë. Ai ka zhvilluar ndeshje të mira edhe pse ndoshta ende nuk është integruar në lojën që ai do të donte të zhvillonte. Ju kujton dikë? Po, sigurisht, Pavel Nedved, kur erdhi nga Lacio (po nga kryeqyteti si Pjaniç). Ai nuk po ambientohej në fillim dhe dukej sikur s’do të bënte kurrë, por më pas të gjithë e panë se ç’ndodhi.