Ka ndodhur në Sllovaki dhe është një rast unikal: një futbollist i ka bërë një ftesë për martesë arbitres së ndeshjes! Nuk ka rëndësi se është divizioni i pestë, sepse ngjarja është e denjë për të ngjitur të gjitha shkallët. Më parë se të jepej goditja e topit të parë, futbollisti Lubomir Vajecka ei ka kërkuar dorën për martesë Petra Lepackoves, që kishte për detyrë të ruante vijën anësore në këtë takim.
E befasuar dhe tepër e mallëngjyer, Petra ka thënë “po” para më shumë se 400 tifozëve.
Historia e futbollit nuk njeh raste qe arbitret anësore të kapin në pozicion jashtë loje burrin e saj,
mirëpo në këtë ndeshje, Petra vërtetoi të kundërtën dhe Lubomir nuk pati zemër të reagonte kundër vendimeve të saj.