Interi nuk dorëzohet për Eriksenin, do bëjë ç’mos ta kthejë në fushë!

Natyrisht, nuk do të rrezikojnë shëndetin dhe mundësisht jetën e mesfushorit të Danimarkës, por duan të bëjnë një përpjekje të fundit dhe të vendosur. Interi i Milanos ka marrë vendim që ta ftojë Kristian Eriksenin javën që vjen në klub, për t’i bërë të gjitha analizat mjekësore të nevojshme, në mënyrën më të hollësishme të mundshme, për të zbuluar shkakun e asaj që i ndodhi në Europian. Të gjithë e kujtojmë momentin e tmerrshëm kur Erikseni u rrëzua në fushë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë i goditur nga ataku i zemrës, dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e kapitenit Kjer dhe e mjekëve i shpëtoi jetën. Interi shpreson që të zbulojë atë që duhet dhe që ndoshta Eriksenit t’i hiqet fibrilatori që mban në zemër, pasi nëse vazhdon ta mbajë, ai nuk mund të luajë në Itali.

Sfidanti.al