Nesër në mbrëmje, në “San Siro” do të bëjë shumë nxehtë. Dhe kjo nuk ka lidhje me motin, pasi temperatura e ajrit pritet të jetë jo më shumë se 11 gradë, madje e shoqëruar edhe me rreshje shiu. Humbja në Angli me Sauthemptonin, e nënta për Interin në këtë sezon, si dhe situata e pankinës, i ka nervozuar shumë tifozët. Madje që pas ndeshjes së të enjtes, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, ata e kanë paralajmëruar Ikardin dhe shokët e tij të skuadrës, se çfarë do të gjejnë në Milano.
Tashmë zemërimi i tyre do të shpërthejë me banera të mbushura me mesazhe për futbollistët, që e kanë humbur respektin e tyre, por edhe për drejtuesit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet, si ajo e Sauthemptonit, ku shkruanin: “Do ju vijmë me shkopinj”.