Luçano Spaleti duket se do t’i thotë lamtumirën interit në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit zikaltët kanë filluar që tani që të mendojnë për gjetjen e një trajneri që do ta zëvendësojë atë dhe së fundmi është shfaqur një kandidaturë surprizë. sipas të përditshmeve ‘Il messaggero’ dhe ‘Tuttosport’ në listën e dëshirave të bordit drejtues të Interit është shënuar emri i Masimiliano Alegri.
Sipas këtyre të përditshmeve, duket se tashmë nuk ka më rëndësi ecuria e Juventusit në Ligën e Kampioneve dhe Alegri është gati të nisë një projekt të ri, pasi shanset që ai të lërë Zonjën e Vjetër janë shumë të mëdha. Në pamje të parë duket se për livornezin është më e lehtë që të praniojë kalimin të ndonjë klub jashtë Italisë, por interi ka shfaqur gatishmërinë për të bërë të pamundurën për të sjellë Alegrin në radhët e tij dhe bepe marota mund të ndihmojë shumë në këtë pikë. Por jo vetëm kaq, klubi zikaltër është gati t’i ofrojë edhe një kontratë me 7.5 milionë Euro në sezon që do ta bënte Alegrin një ndër trajnerët më të paguar për ta bindur atë të transferohet në pjesën zikaltër të Milanos.
sfidanti.al