E bujshme! Juventus mendon kthimin e Antonio Kontes?

Ndërsa të gjithë presin se cila do të jetë e ardhmja e masimiliano Alegrit, në Itali ka filluar të qarkullojë një lajm i bujshëm; Juventusi po mendon për kthimin e Antonio Kontes në Torino. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’ te bardhezinjtë ka ende nostalgjikë të periudhës kur Zonja e Vjetër drejtohej nga ish trajneri i Celsit dhe që nuk e shohin me sy të keq mundësinë e kthimit të tij në stolin e kampionëve të Italisë.

Konte u largua nga Juventusi në korrik të vitit 2014 dhe jo në mënyrën më të mirë të mundshme. por që nga ajo kohë raportet mes tij ddhe Zonjës së Vjetër janë përmirësuar ndjeshëm, në këtë moment gjithcka po shkon mjaft mirë për Konten që po shijon pushimet e tij pasi mori edhe dëmshpërblimin e tij nga Celsi, ndërkohë që emri i tij lakohet edhe në ambientet e Realit të Madridit e Interit edhe pse ky i fundit përgënnjeshtron vazhdimisht zërat, por edhe historia e nostalgjikëve duhet marrë në konsideratë në të gjithë këtë histori.

sfidanti.al