Higuain i jashtëzakonshëm, edhe kur punon për ekipin

Massimiliano Allegri ka lavdëruar Gonzalo Higuainin dhe nuk kursehet për këtë gjë.

Ish sulmuesi i Napolit e Real Madridit, Gonzalo Higuain, shkëlqeu në fitoren prej 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit, i cili shënoi dy golat për Zonjën e Vjetër.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka vetëm fjalë të mira për argjentinasin, derisa foli edhe për ndryshimin e formacionit nga 3-5-2 në 4-2-3-1, me të cilën skemë po arrin edhe rezultate pozitive.

“Higuain është finalizues i jashtëzakonshëm, këtë e kemi ditur gjithmonë. Ajo që më shumë më impresionon është ajo se sa shumë punon për ekipin”, deklaroi Allegri.

“Ishte një moment kur mendova se duhet të bëjmë disa ndryshime. Pozicionimi jonë në renditje ishte mirë edhe me skemën tjetër, por thjeshtë mendova se është më mirë të bëjmë ndryshime”, shtoi ai