Portieri i Mancester Sitit, Joe Hart, i cili është i huazuar te Torino në Serie A, ka mbetur i habitur me portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Hart beson se 17 vjeçari italian ka një të ardhme të ndritur dhe se me ndihmën e Buffon do të behet edhe më i madh.
“Në Itali më ka impresionuar shumë Donnarumma. Jo vetëm që është i ri, por është edhe shumë i talentuar”, tha fillimisht Hart.
“Gigi luan në një klub special si Milan, ku e duan të gjithë dhe nga Buffon mund të mësojë shumë në Kombëtare”, shtoi ai