Marek Hamshik në ndeshjen e fundit të Napolit kundër PSZH-së në kuadrin e Ligës së Kampioneve u bë lojtari me më shumë përfaqësime me bluzën e klubit napolitan.
Ky pjesëtar i përfaqësueses së Sllovakisë zhvilloi ndeshjen e tij të 512-të me Napolin, duke u bërë kështu futbollisti me më shunë përfaqësime në historinë 92-vjeçare të klubit napolitan, në të cilin Hamshiku ka ardhur më 2007.
Hamshiku la mbas vetes Xhuzepe Brukolotin që e mbylli karrierën te Napoli me 511 ndeshje, ndërkohë që bluzën napolitane ai e ka mbajtur veshur gjatë viteve 1972-1988. I treti në këtë listë ëshë Antonio Juliano me 505 ndeshje. Veç kësaj, Hamshiku është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të Napolit.
Sfidanti.al