“Ja kokoren time si dhuratë”, Sarri i shpëton acarit në Bjellorusi

Nuk ishte temperatura e Siberisë ku, që tani ka mbërritur në -30 gradë celsius, veçse edhe në Bjellorusi me të ftohtin nuk bëhet shaka. Trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, pati një mbrëmje të vështirë në Borisov, ku skuadra e tij u ndesh me BATE-n vendase për Ligën e Europës, ndërsa temperatura ishte thuajse 0 gradë.

“Jam me ethe dhe mezi po e përballoj”, – ishin fjalët e Sarrit thënë ndihmësit të tij, Xhanfranko Xola, veçse dy italianët “londinezë” u ndihmuan nga një banor vendas. Ishte vetë trajneri i BATE-s, Aleksei Baga, që u dhuroi Sarrit e Xolës nga një kokore dimri tradicionale bjelloruse. “Ishte një mbrëmje shumë e vështirë për mua”, – tha trajneri i bluve, duke falenderuar kolegun, ndërsa Çelsi fitoi 1-0 falë golit të francezit, Olivie Zhiru.

Sfidanti.al