Futbollisti i Napolit, Marek Hamshik, deklaroi se është shumë i gëzuar për arritjen e tij me bluzën e klubit napolitan, duke barazuar numrin e golave që ka shënuar për Napolin Diego Armando Maradona. Ky futbollist sllovak në ndeshjen që Napoli e fitoi 3-1 ndaj Torinos, shënoi golin e tij të 115-të, duke barazuar, kështu, rekordin e Maradonës.
“Me të vërtetë, është e mrekullueshme, kur e dëgjon këtë. Ky është një numër i jasjhtëzakonshëm golash. Në radhë të parë, unë jam i kënaqur me performancat e ekipit tonë. Ne mund të shënonim edhe më shumë gola. Momentalisht, ne jemi të parët, por nuk i dihet sesi do të shkojë puna, por ne duhet të luftojmë deri në fund”, tha Hamshiku.
Sfidanti.al