Çfarë rekordi në kohë, Selltiku mundet mbas 69 ndeshjesh!

Seria e pazakontë pa humbje e Selltikut kampion të Skocisë prej 69 ndeshjesh u ndërpre të dielën e fundit, kur ai u mund 0-4 nga Hartsi në fushën e këtij të fundit. Në fakt, Selltiku, gjatë vitit të kaluar, u bë ekipi i parë që mbeti pa u mundur në të gjithë kampionatin, ndërsa, gjatë dy sezoneve, ai nuk e provoi shijen e hidhur të humbjes në 69 ndeshje kampionati, kupe të vendit dhe të kupës së ligës. Humbjen e fundit Selltiku e ka pësuar në maj 2016 nga Sent Xhonsoni, 1-2. Sidoqoftë, seria e mungesës së humbjeve u ndërpre në Edinburg nga Hartsi i vendit të 5-të (0-4), por, megjithatë, Selltiku kryeson në kampionatin skocez me dy pikë para Aberdinit.

Sidoqoftë, rekordin evropian të ndeshjeve të pahumbura, sipas UEFA-s, e mban Steaua e Bukureshtit që nuk është mundur në 104 ndeshje, e pasuar nga klubi i Gjibraltarit, Lonkoln Red Imps, i pamundur në 88 ndeshje.

Sfidanti.al