Gatuzo te Milani deri ne 2021, te enjten eshte Rino-day; do rinovoje me 2 milione Euro ne vit

Xhenaro Gatuzo po pergatitet per rinovimin e kontrates me Milanin. Per trajnerin e skuadres kuqezi eshte pergatitur kontrata e re 3 vjeçare deri n 2021 e shoqeruar edhe me nje rritje page; nga 120 mije Euro ne vit qe kishte qe kur drejtonte ekipin e te rinjve ne 2 milione Euro ne vit duke i shtuar edhe bonuset.

Mesohet se te merkuren ose te enjten drejtuesit e Milanit do te zhvillojne nje takim me Gatuzon per te nenshkruar perfundimisht kontraten per te menduar me pas per ndeshjen e se shtunes me Juventusin e me pas derbin me Interin. E gjithe kjo levizje e Milanit u be ne nje moment delikat per kuqezinjte qe po perballen me probleme qe nuk kane te bejne me futbollin e luajtur.

Kjo do te thote se drejtuesit e Milanit kane vendosur qe te besojne te vijueshmeria qe me siguri do t’i beje shume mire ketij klubi qe ka nevoje per me shume siguri.

Sfidanti.al