‘E rrahur nga nje lojtar i Ligue 1’. Bota e futbollit ne France eshte ne gjendje shoku pas rrefimit te nje vajze te publikuar nga e perditshmja ‘L’Equipe’. ‘Miriam’ ky eshte emri fals qe perdori kjo e perditshme per te ruajtur anonimatin e kesaj vajze e cila tregon se ka vuajtur shume gjate viteve qe ka jetuar ne lidhjen me nje futbollist te kampionatit francez identiteti i te cilit nuk u zbulua.
‘Nuk behet fjale per shpulla, por per goditje me grushta gjithandej. Rrezikova te vdisja-tregon vajza qe kishte nje histori dhune fizike, psikologjike, deri te perdhunimet e vazhdueshme qe futbollisti i ushtronte duke bere qe ajo shpesh te shkonte ne spital e gjakosur ku viktima tregonte genjeshtra qe askush te mesonte se e kishin rrahur.
Sfidanti.al