Gabigol shënon në një miqësore modeste… dhe çfarë gëzimi

Gabriel Barbosa ka shënuar golin e parë për Interin dhe çfarë gëzimi më pas. Gabigol mbërriti në Milano me bujë të madhe dhe ishte parashikuar të ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm, por që atëherë ka luajtur vetëm 18 minuta, ndërsa festimi për një gol të tillë, dikur do të ishte qesharak.

Gabigol ka shënuar një gol të bukur, por në një ndeshjen miqësore që skuadra zikaltër luajti në Spanjë ndaj Real Linense. Kjo miqësore zgjati vetëm 45 minuta dhe braziliani tregoi klas gjatë shënimit, duke e kaluar topin mbi portjerin.