Gabriel Jesus ka mbërritur më në fund në aeroportin e Mançesterit. Sulmuesi i ri brazilian, i cili u ble gjatë verës për 27 milionë euro, tashmë duket i gatshëm për të filluar aventurën me skuadra e tij e re, Mançester Siti.
Futbollisti 19 vjeçar, i cili qëndroi i huazuar te Palmeiras, klub ky që fitoi titullin në Brazil pas 22 viteve, është etiketuar nga “Daily Mail” si shpëtimtari i Guardiolas. Trajneri spanjoll, si asnjë herë më parë në karrierën e tij, po has vështirësi te klubi anglez dhe Jesus pritet të jetë ndihmë e madhe për ngritjen e Sitit.