Fernando Santos ka lavdëruar Cristiano Ronaldon dhe indirekt i ka dërguar një kartolinë Mesit.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka vetëm lëvdata për portugezin, Cristiano Ronaldo. Ai e cilësohen katër herë fituesin e “Topit të Artë” si më të mirin në botë.
“Nëse më duhet ta përshkruaj atë me gjënë e parë që më vjen në mend: ai është më i miri në botë”, ka thënë Santos, i cili është kandidat për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, së bashku me Zinedine Zidane dhe Claudio Ranieri.
Ronaldo e Santos hyn në histori të Portugalisë, duke triumfuar për herë të parë në histori në një Kampionat Evropian.