Që pas largimit të Zlatan Ibrahimovic, PSG-ja është treguar tjetër skuadër – të cilët po vërejnë mungesën e suedezit.
Miliarderët e klubit francez po mundohen të krijojnë një skuadër të fuqishme pa Zlatan Ibrahimovicin, por nuk ia kanë arritur deri më tani këtij qëllimi – pavarësisht investimeve gjatë verës.
Për shkak të rezultateve jo të mira, PSG u detyrua që të transferojë këtë ditë sulmuesin gjerman, Julian Draxler, i cili nuk qëndron më mirë se Jese Rodriguez me statistika – ky i fundit pritet të largohet nga PSG.
Besoni apo ajo, ai nuk ka shënuar asnjë gol në Bundesliga në 12 ndeshje, pavarësisht se ka krijuar 21 shanse. Draxler kërkohej edhe nga Arsenali, por transferimi i tij te PSG duket të jetë në favor të “Topçinjve”, pasi statistikat e gjermanit nuk përkojnë me lojtarin që kërkon Arsenali.