Roma pret Napolin në një përballje që mund të quhet edhe si sfida mes Edin Xhekos dhe Dris Mertens. Sulmuesi boshnjak dhe ai belg janë futbollistët që kanë spikatur më shumë për këto dy skuadra dhe statistikat nuk gënjejnë asnjëherë. Kështu Xheko gjatë ktyre 10 muajve ka regjistruar në librin e tij personal të karrierës, 32 gola të shënuar, 29 nga të cilët me Romën dhe 3 me skuadrën përfaqësuese të Bosnjes.
Ndërsa Mertens, që është një prej pikave të referimit në lojën sulmuese të aplikuar nga Sarri, ka në aktivin e tij 30 gola të shënuar, 28 me fanelën e Napolit dhe 2 me Belgjikën. Shifra këto që i vendosin Xhekon dhe Mertens mes lojtarëve më në formë për këtë vit 2017. Padyshim ai që dominon në këtë pikë është Lionel Mesi me 48 gola të shënuar, i ndjekur në vendin e dytë nga Levandovski me 44 dhe menjëherë pas polakut pozicionohen Herri Kejn dhe Kristiano Ronaldo të dy me nga 43 gola secili. Xheko është pas Obamejang, por boshnjaku ka meritën të ka lënë pas emra të tillë si Falkao, Luis Suarez dhe Nejmar.
Sfidanti.al