Për Robert Levandovskin java e kaluar ishte, me të vërtetë, fantastike, pasi atij i eci mjaft mirë në të gjitha fushat e jetës. Ai e çoi Poloninë në Botërorin e Rusisë, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses polake me 50 gola, ndërsa u bë edhe rekordmen sa i përket shënimit të golave, 16, në ndeshjet kualifikuese për në Botëror.
Levandovski, ditët e fundit, mori edhe diplomën universitare, ndërkohë që emri i tij ndodhet në listën e 30 futbollistëve më të mirë të nominuar për “Topin e artë” dhe lojtarin më të mirë të vitit 2017. Shkurt, është bukur të jesh Robert Levandovski
Sfidanti.al