Tifozët e Juventusit, gjithnjë, kanë qenë të pakënaqur, për shkak të çmimeve të larta të biletave të sezonit,por, tani, mbas ardhjes te bardhezinjtë të Kristiano Ronaldos, edhe të pakënaqurit më të mëdhenj e kanë ulur zërin për shtrenjtimin më të fundit të biletave për sezonin 2018-2019.
Klubi kampion italian njoftoi dje se ishin shitur të gjitha biletat sezonale që do të thotë se 29 300 tifozë do ta kenë të garantuar hyrjen në të gjitha ndeshjet e Juventusit gjatë sezonit të ardhshëm.
Përparësi, si gjithnjë, kanë pasur ata tifozë që kanë blerë edhe më parë bileta sezonale dhe anëtarët e shoqatës së tifozëve juventinë, kështu që për të interesuarit e tjerë pati shumë pak bileta të tilla afatgjata.
Sfidanti.al