E fershellyen tifozet ne Allianz Stadium; Bonuçi i ben te heshte me golin e ish-it

Per Leonardo Bonuçin mund te thuhet gjithçka, perveç mungeses se karakterit. Kapiteni i Milanit e tregoi kete ne Alliamz Stadium kunder Juventusit ku per here te pare luante si kundershtar, por per tifozet e bardhezinjve ai ishte nje tradhtar. Askush nuk i kurseu fershellimat ne drejtim te Bonuçit deri ne minuten e 28 kur mbrojtesi shenoi golin e ish-it duke i treguar tifozeve gjestin e ‘lani gojen’ per me teper ishte i vetmi qe doli i fituar ndaj Juventusit por qe pak vlere pati per Milanin.

Dhe Bonuçi nuk tregoi pendese pas perfundimit te ndeshjes, perkundrazi. ‘Ishte emocionuese per mua te kthehesha ne Allianz Stadium-tha Bonuçi-isha ne dileme per te festuar apo jo nese shenoja gol. Por kur pashe si me priten atehere u gezova. Mendoj se kam dhene shume per Juventusin. Ne keto 7 vite kam luajtur me shume ndeshje. Nuk jam i penduar’.

Bonuçi foli edhe per golin e shenuar. ‘U tregova dinak-vijoi Kapiteni  i Milanit-markuesi im ishte Kielini qe e di qe shkoj gjithnje te shtylla e pare keshtu qe ndalova duke bere nje gjysme hapi. Me pas beme ate  si panine dhe per fat une kerceva me shume nga te gjithe’.

Sfidanti.al