Di Françesko – vetëm një hap larg derës së daljes së Romës

Roma pësoi në ndeshjen e raundit të 9-të të Serisë A një humbje të turpshme 0-2 në stadiumin e vet nga ekipi modest SPAL. “Ujkonja” romane ishte favorite absolute, por në fund ajo pësoi një fiasko të madhe. Roma e nisi dobët sezonin e ri, por arriti ta rimarë veten, duke shënuar tri fitore, por tani përsëri “rrëshqiti”.

Mediumet italianë shkruajnë se trajneri Eusebia di Françesko vështirë se do të mund të shpëtojë kësaj here dhe se atë e pret shkarkimi.

“Corriere dello Sport” shkruan se presidenti i Romës, Xhejms Palota, është tërbuar mbas humbjes ndaj SPAL-it.Sipas gazetës, Palota i ka vënë Di Françeskos ultimatumin se ai nuk ka më të drejtë gabimi në katër ndeshjet e ardhshme. Romën, në fakt, e pret një kalendar ndeshjesh mjaft të vështira, duke qenë se do të luajë me Napolin e Fiorentinën dhe në Ligën e Kampioneve dy herë kundër CSKA-së së Moskës.

Sfidanti.al