Kryesia e Çelsit kundër provokimit ndaj Murinjos

Asistenti i Mauricio Sarit që festoi golin e barazimit të Çelsit para stolit të Mançester Junajtidit, duke provokuar reagimin nervoz të trajnerit të tij, Zhoze Murinjo, i bëri me nerva drejtuesit e klubit londinez. Media angleze shkruan se kryesia e Çelsit është nxehur me asistentin italian Marko Jani që shkaktori një skandal të vërtetë dhe trazira në fund të ndeshjes (2-2) që u zhvillua në “Stemford Brixh”, sepse në këtë mënyrë prishet imazhi i këtij klubi të Londrës.

Tani për tani, nuk dihet, nëse Jani do të dënohet, por ajo që dihet, është se vetë Sari është interesuar që asistenti i tij t’i kërkojë falje përsonalisht Murinjos. Thuhet se Murinjo e pranoi kërkesën për faljetë asistentit të Sarit, duke thënë se edhe ai ka bërë gabime në karrierën e tij.

Sfidanti.al