Perezi e ka gjetur trajnerin e ri: Lopetegi “mbledh plaçkat”!

Reali i Madridit i zhgënjeu edhe njëherë tjetër tifozët e vet, duke u mundur 1-2 në raundin e 9-të të La Ligës në “Bernabe” nga Levante. Klubi “mbretëror” ka katër ndeshje që nuk ka fituar në kampionatin spanjoll, ndësa kjo është humbja e tretë e tij brenda pak javësh. Në qendër të kritikave u gjend trajneri Hulen Lopetegi dhe nuk do të jetë ndonjë habi e madhe që ai të shkarkohet në një të ardhme të afërt.

Mediumet spanjollë shkruajne se presidenti Florentino Perez ka thirrur funksionarët drejtues të klubit madridas në një mbledhje urgjente, ku do të vendoset fati i mëtejshëm i Lopetegit. Gazeta “AS”, ndërkohë, shkruan se Perezi ka nistur të kërkojë një trajner të ri, duke vënë në dukje se ai ka hyrë në kontakt me trajnerin italian, Antonio Konte.

Thuhet se presidenti i Realit dhe Konte kanë kontaktuar tanimë dhe se ish-trajneri i Çelsit dhe i përfaqësueses italiane (Konte) do ta marrë përsipër Realin mbas “El Klasikos” së javës së ardhshme. Kështu që Konte pret tani që klubi “mbretëror” ta shkarkojë zyrtarisht Lopetegin dhe të ulet në stolin e drejtimit të Realit.

Sfidanti.al