Agjenti i Gabriel Barbozas, futbollistit që u transferua me bujë, por nuk ka gjetur hapësira tek Interi, këmbëngul se sulmuesi brazilian është i lumtur dhe skuadra italiane dëshiron të mbajë atë. Futbollisti i njohur si Gabigol ka luajtur vetëm 21 minuta për ekipin nga Milano, pas transferimit nga Santos në verë, e ka konsideruar si spekullim mundësinë e transferimit të tij gjatë merkatos së janarit.
Menaxheri i tij, Vagner Riberio, ka treguar se braziliani ka një kontratë me Interin dhe dëshiron të jetë pjesë e klubit pasi është i lumtur, ashtu sikurse Interi që mendon ta mbaj atë. “Unë nuk e di nëse dikush ka folur me Interin, por kjo do të bëhet e qartë shumë shpejt. Në ditët e ardhshme unë do të jem në Milano dhe ne do të kuptojmë situatën e klubit”, përfundon Ribeiro.
Sfidanti.al