Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, ka marrë një lajm të mirë nga klinika Villa Stuart në Romë.
Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik do t’i rikthehet fushës gjatë kësaj jave me skuadrën e Napolit. Ai ka qenë i lënduar nga 8 tetori, ku kishte këputur ligamentet në gjurin e majtë.
Ish anëtari i Ajaxit, sot gjatë ditës ka kryer testet e fundit mjekësorë në klinikën Villa Stuart në Romë, përcjell Express.
Ai ka marrë dritën e gjelbër t’i rikthyet stërvitjeve. Ky do të jetë një përforcim i madh për Napolin, pasi Milik kishte shpërthyer në 7 ndeshjet e para me ekipin e Sarri.