Buffon dhe e ardhmja; Juventus e pret në një rol drejtuesi

Dyert e Juventusit për Xhanluixhi Bufon kanë qenë gjithnjë të hapura dhe kjo mund të verifikohet mjaft mirë pas disa muajsh. Në bordin drejtues të Zonjës Vjetër kanë krijuar një vend për portierin 41 vjecar dhe tani i takon pikërisht futbollistit që të vendosë se kur do të kthehet në Torini, një vendim që duket se do të merret shumë shpejt.
Javën e ardhshme, agjenti i tij Silvano Martina do të udhëtojë drejt Francës për të kuptuar se cfarë dëshiron të bëjë Paris Sën Zhermeni. Nga njëra anë te Buffon ekziston dëshira për të qenë ende protagonist në fushën e lojës në kërkim të vendosjes së rekordeve të reja dhe te fitores së Ligës së Kampioneve që duket se është një mallkim për të. Në anën tjetër është rrugëtimi për formimin e tij që presidenti Anjeli ia parashtroi në 17 maj gjatë konferencës së shtypit të organizuar për lamtumirën e tij nga bardhezinjtë.

Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për Buffon që të shkëputet nga fushat e lojës dhe në këtë proces të marrjes së këtij vendimi kaq të vështirë është edhe Paris Sën Zhermeni që duket se do të ketë një rol të rëndësishëm. Kampionët e Francës nënshkruan vitin e kaluar me Buffon një kontratë 1 vjecare me opsion rinovimin e saj edhe për atë pasardhës, një opsion që deri tani nuk e kanë ekzekutuar.

Buffon ka përjetuar një sezon me shumë ulje ngritje dhe kritikat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por italiani duket se ka ditur të ruajë qetësinë ndërkohë që orët e fundit janë shtuar shumë zërat për një kalim të De Geas te Paris Sën Zhermeni. Pikërisht transferimi i spanjollit në Paris mund të sjellë edhe fundin e karrierës që Bufon. Nëse nuk do të vijë rinovimi i kontratës, atëherë për Bufon do të jetë momenti që të varë këpucët në gozhdë, në rast të kundërt gjithcka do të shtyhet me 12 muaj. Ndërkaq, Juventus e pret me durim, në fund të fundit Bufon do të jetë në bordin drejtues të kësaj skuadre në qershor të 2020, në mos pas disa muajsh.

sfidanti.al