Zidane i vërsulet Barcelonës: ” Ne kemi 33 trofe, po ju sa keni ?”

Reali i Madridit, në fakt, ndodhet në një situatë të paparë, sepse pa mbaruar muaji prill, ai nuk ka shans që të fitojë qoftë edhe një trofe. Por trajneri i ri-i vjetër, Zinedin Zidane, është i bindur se kjo gjë vetëm se do ta motivojë më shumë klubin “mbretëror” sezonin e ardhshëm që të tregojë futbollin që di të luajë dhe ta pasurojë edhe më shumë vitrinën e vet të kupave.
“Po, është e vërtetë, këtë vit ne mbetem pa asnjë trofe. Por, nëse i kthehemi së kaluarës, Reali i Madridit ka fituar 33 tituj në La Liga, po Barcelona sa ka fituar? Ne e dimë se rivali ynë ka dominuar gjatë viteve të fundit dhe unë e përgëzoj atë për këtë. Por, sidoqoftë, ajo që ne nuk arritëm këtë sezon, do të na bëjë më të motivuar sezonin e ardhshëm. Është më e vështirë të arrish në krye të La Ligës sesa të Ligës së Kampioneve, sepse duhet të luash mirë në 38 ndeshje”, vuri në dukje Zidane, duke shtuar se sezonin e ardhshëm Reali do të luajë shumë më mirë.