Ylli nr.1 i Juventusit, Kristiano Ronaldo, i ka bërë të ditur kryesisë së klubit torinez emrat e futbollistëve që ai mendon se do ta forcojnë ekipin.
Gazeta “Mirror” shkruan se në “listën e dëshirave” të Ronaldos ndodhen talenti i ri portugez 19-vjeçar i Benfikës, Zhoao Feliks, dy ish-bashkëlojtarë të tij të Realit, mbrojtësi Rafael Varan dhe mesfushori Isko. Tre të tjerë që do Ronaldo, janë sulmuesi anësor i Fiorentinës, Federiko Kieza, mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, dhe mesfushori i Lionit, Tangi Ndombele.
“Korriere delo Sport” shkruan se Ronaldo ka biseduar tanimë me trajnerin Masimo Alegri për lojtarët e mësipërm.
Sfidanti.al