Sa i frikshëm është ky Ajaksi? Deri tani 160 gola në sezon!

Mançester Siti, PSZH, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, ashtu si luajnë, janë sinonime të efikasitetit, duke shënuar shumë gola, por, sidoqoftë, jo sa Ajaksi i Amsterdamit që “shutoi” jashtë Ligës së Kampioneve Realin e Madridit dhe Juventusin.
Duke mundur 4-2 Vitezen, Ajaksi u bë ekipi holandez më efikas në histori, pasi ka shënuar 160 gola brenda një sezoni në të gjithë konkurrimet. Ky ekip me lojtarë kryesisht të rinj theu rekordin e AZ Alkmarit, të vendosur gjatë sezonit 1980-1981 me 158 gola.
Sfidanti.al