Bonuçi me gjuhen pa kocka: Idiotë do të ketë gjithnjë në stadium!

Italia nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 me Portugalinë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që u luajt në Milano dhe, duke qenë se kësaj ndeshjeje i munguan golat dhe idetë ofensive, në qendër të vëmendjes u gjend mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonuçi, që u prit keq nga tifozët e Milanit që, sa herë që ai kapte topin, e vërshëllenin fort, duke treguar se ata akoma nuk e kanë përtypur largimin e tij nga klubi “rosoner”. Me këtë rast, gazetarët donin të dinin reagimin e vetë Bonuçit ndaj një sjelljeje të tillë të tifozëve milanezë.
Leo popullor që, zakonisht, e ka “gjuhën pa kocka”, nuk u kursye aspak, duke thënë: “Idiotë do të ketë gjithnjë në stadium, sepse mamaja e tyre është vazhdimisht shtatzënë! Idiotëve nuk ua ndryshon dot kollaj mendimin. Për mua nuk ka rëndësi mendimi i tyre, por i bashkëlojtarëve të mi”.
Sfidanti.al