Spanjolli, nga “kandidat për invalid” në yllin e futbollit të plazhit

Jorens Gomes (Llorenç Gomez) është sot lojtari më i mirë i botës në futbollin e plazhit. Arritje e madhe, por që bëhet e jashtëzakonshme nëse mëson historinë e tij të jetës. Në moshën 19-vjeçare i thanë që të harronte sportin, por të bënte rehabilitim në plazh. Gomes ishte diagnostikuar me artrit në gju, dhe mjekët e operuan katër herë, por pa sukses maksimal. Gjithsesi, vullneti i tij bëri mrekullinë, dhe sot është numri 1 i futbollit të plazhit në të gjithë botën.

Sfidanti.al