Ish-pjesëtari i përfaqësueses franceze Patris Evra që gjithashtu ka luajtur një kohë të gjatë me “djajtë e kuq”, u kthye në një rol të ri, në atë të ambasadorit që do ta promovojë Mançester Junajtidin nëpër botë, ndërkohë që ky klub vazhdon të ketë një emër të madh në të gjithë botën.
Evra luajti plot tetë vite në “Old Trafford”, duke fituar madje pesë tituj kampioni në Premier Ligë dhe gjatë kohëve të fundit ai është parë shpesh në stadiumin e lartpërmendur, më saktë në lozhën VIP të të ftuarve.
Kryesia e Junajtidit vendosi që “ta rekrutojë” përsëri Evran, kësaj here në një rol të rëndësishëm jashtë fushës, por, sidoqoftë, ai do të jetë pjesë e këtij klubi gjigant anglez. Në fakt, ky lojtar francez në shpesh raste ka lëshuar kritika në adresë të futbollistëve të Junajtidit, por, siç duket, askush në këtë klub nuk ia ka marrë për të keq këto kritika.
Mbas largimit nga Mançesteri më 2014, Evra ka luajtur me Juventusin, Marsejën dhe Uest Hemin.
Sfidanti.al