Pasioni për futbollin mbizotëron në familjen Bonucci, por ajo që ndryshon është ngjyra e fanelës. nëse Leonardo është kthyer të veshë fanelën bardhezi të Juventusit, djali i tij Lorenzo nuk e ka braktisur kurrë atë granata të Torinos. dhe si i tillë, Bonuccin Jr ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën Piccoli Amici di Torino duke shënuar edhe një 11 metërsh ‘Alla Beloti’.
Sigurisht që babai i tij, Leonardo e shoqëroi djalin e tij dhe e ndoqi me vëmendje stërvitjen e tij. I lindur në vitin 2012, pas titullit të parë të fituar nga Bonucci me Juventusin, vogëlushi Lorenzo doli kundër rrymës në familje duke zgjedhur për të mbështetur Torinon. Idhulli i tij është pikërisht Andrea Beloti të cilin ai e imiton vazhdimisht në shtëpi.
Ai ka mundur ta takojë Belotin, falë edhe miqësisë së tij me të atin Leonardo dhe tani Lorenzo ka filluar të ëndërrojë që të luajë me fanelën e idhullit të tij. Tashmë, një gjë është e sigurt, Leonardo Bonuçi do të përjetojë derbin gjatë gjithë sezonit.
sfidanti.al