Paris Sën Zhermeni nuk mund të gjejë qetësi përsa i përket rregullit të Fair Play Financiar. UEFA ka vendosiur të rihape dosjet e disa prej klubeve që nuk e kanë respektuar këtë rregull dhe kampionët e Francës duket se janë në krye të listës.
Në muajt e verës, qeveria e futbollit evropian nuk e sanksionoi Paris Sën zhermenin, por duket se tani ka dalë dicka e re që e ka shtyrë këtë institucion që të rihapë hetimet ndaj transalpinëve dhe të bëjë verifikime më të kujdesshme të bilancit të klubit
Duket se në qendër të vëmendjes nuk do të jetë transferimi i Neymar, por lëvizja që Paris Sën Zhermeni bëri për Kilian Mbappe, lëvizje që UEFA duket se ende nuk e ka të qartë. Kubi parizien e mori mbapenë nga monako n formë huazimi me të detyrim blerje për 180 milionë Euro në rast se siguron mbijetesën.
për t’u theksuar është se rregulli i Fair Play financiar nuk i lejon klubet që marrin pjesë në evenimentet e organizuara nga UEFA që të mos shpenzojnë më shumë nga sa përfitojnë në aktivitetet e tyre.
sfidanti.al