Një duartrokitje e gjatë pushtoi stadiumin Dall’Ara në momentin kur folësi përmendi emrin e Sinisha Mihajlovic që ka nisur një betejë të vështirë me leuceminë. Rikthimi I trajnerit serb të Bolonjës u përjetua mes mijëra emocionesh dhe me një koreografi speciale. Të gjithë tifozët pa përjashtim ishin në këmbë për ta përshëndetur dhe ai, Mihajlovic, pa maskë në fytyrë e ktheu këtë përshëndetje mëse të përzemërt duke rrahur gjoksin.
Në shkallët e stadiumit u panë parrulla që bashkuan dy tifozeritë e Bolonjës dhe Lazios që edhe gjatë paradites së kësaj të diele morën pjesë në pelegrinazhin në Santuario di San Luca
Sugli spalti striscioni che hanno unito le due tifoserie di Bologna e Lazio: in mattinata in tanti avevano partecipato al pellegrinaggio al Santuario di San Luca. ‘Sinisha, njëri prej nesh-shkruhej në një nga banderolat e tifozëve, ndërkohë që në fushën e lojës Simone Inzagi kishte hyrë pak caste para Sinishës, me dy kolegët miq që ishin përshëndetur me shumë përzemërsi në dhomat e zhveshjes, larg telekamerave dhe aparatëve fotografikë.
Ndërkaq, përsa i përket sfidës, Bolonja dhe Lazio u ndanë me barazimin 2-2. Për bolonjezët shwnuan Krejçi e Palasio, ndërsa për romanët të dy golat u shënuan nga Ciro Imobile.
Sfidanti.al