Aventura e Venturas: Ç’mu desh mua që u bëra trajner i Italisë!

Ish-traineri i përfaqësueses italiane Xhampiero Ventura është i ndërgjegjshëm se dështimi i tij në fazën kualifikuese për kampionatin botëror Rusi-2018 do ta ndjekë atë sa të jetë gjallë. Atëkohë, italianët pësuan një fiasko historike dhe për këtë të fundit kanë meritë suedezët që i eliminuan ata në duelin play-off prej dy ndeshjesh.

Ventura tani është 71 vjeç, por nuk do që të dalë në pension dhe pranoi që të drejtoi klubin e Serisë B, Salernitano.

“Them se mund të kem gabuar që pranova të bëhesha trajner i përfaqësueses italiane. Ai mossukses ishte i mjaftueshëm që njerëzit të harronin se çfarë kam bërë unë gjatë karrierës sime 33-vjeçare. Tani, unë dua të kthehem”, deklaroi Ventura gjatë prezantimit te klubi i ri i lartpërmendur.

Ventura, në fakt, gjatë karrierës së tij ka drejtuar klube mesatare, si edhe klube që luftonin për mbijetesë, ndërkohë që ai nuk ka drejtuar asnjë klub jashtë Italisë.

Sfidanti.al