Penalltia e paqenë e akorduar në minutat shtesë në favor të Fiorentinës në ndeshjen me Interin nuk do të harrohet lehtë nga Rozario Abiso. Në të vërtetë ky 11 mëetërsh i kushton shtrenjtë atij pasi arbitri nga Palermo do të pezullohet për 1 muaj ndërkohë që nuk do të kthehet të gjykojë një sfidë të Interit deri në fund të sezonit.
Vendimi për të dhënë atë penallti në favor të Fiorentinës edhe pasi u konsultua me pamjet filmike të VAR solli një irritim të madh në radhët e Interit me Marotën që e përkufizoi atë si një dëm të pariparueshëm. Historia nuk mbyllet këtu kjo për faktin se episodi solli debate edhe në klasën arbitrare, ndërkohë që vetë Abiso pati një diskutim të gjatë me Nikola Ricolin.
Rikthimi i Abisos në fushën e lojës për të arbitruar një ndeshje të Serisë A do të jetë në 31 mars ose 3 prill, ndërsa për ndeshjet me Interin, ai do të duhet të presë sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al