Ish presidenti i Barcelonës Sandro Rosel del në gjyq për pastrim parash

Këtë javë në Madrid nisi procesi gjyqësor ndaj Sandro Rosel. Ish presidenti i Barcelonës, bashkëshortja e tij dhe 4 persona të tjerë janë nën akuzën e pastrimit të parave për vlerën e 20 milionë Eurove, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar një dënim me 11 vjet burg e 59 milionë Euro gjobë për të. E gjithë kjo histori ka nisur me një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006 nga ish presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit Rikardo Teikseira i cili u hetua edhe nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për skandalin e korrupsionit në FIFA, për të drejtat e transmettimit të 24 ndeshjeve miqësore të Brazilit

Rezulton se nga kjo marrëveshje Teikseira, Rosel e bashkëshortja e tij kanë përfituar së bashku 15 milionë Euro, 8.4 milionë shkuan në llogaritë e ish kreut te CBF, ndërsa 6.6 miliionë i përfitoi familja Rosel.
Në të njëjtën kohë, Rosel dyshohet se ka përfituar edhe 5 milionë Euro të tjerë nga kontrata e sponsorizimit të Nike me skuadrën e Brazilit. Ish presidenti i Barcelonës e dha dëshminë e tij në seancën e radhës gjyqësore duke mohuar akuzat e ngritura mbi të.

‘Besoj te drejtësia spanjolle dhe do të mbroj prestigjin dhe nderin tim-tha Rosel-do të vë në dispozicion të gjithë pasurinë time prej 36 milionë Eurosh si garanci për të fituar lirinë me kusht’.

Sfidanti.al