Ada Hegerberg fitoi Topin e Artë, por do të mungojë në Botërorin e Femrave

E nisi karrierën si futbolliste kur ishte një vajzë e vogël dhe tani është lojtarja më e mirë në botë pasi u kurorëzua edhe me Topin e Artë të France Football, një trofe që këtë vit u dha për herë të parë për një futbolliste femër. Ada Hegerberg ka bërë për vete të gjithë me lojën dhe golat e saj. Me Olympique të Lyonit ajo regjistron një mesatare prej 1.3 golash për ndeshje. Hegerberg vjen nga një familje futbollistësh dhe gjithnjë ka ndjekur motrën dhe vëllain në seancat e tyre stërvitore. Në atë kohë familja Hegerberg jetonte në Sunndalsora një qytet në bregun perëndimor të Norvegjisë. Motrat Ada dhe Andrine ishin kaq të talentuara saqë u lejuan të luanin me skuadrën e meshkujve. Për të mundësuar që fëmijët e tyre të fokusoheshin te futbolli, familja Hegerberg u transferua në Oslo dhe Andrine e Ada u bashkuan me Kolbotn skuadrën më të mirë të futbollit të femrave.

Ada e bëri debutimin e saj në divizionin e Parë të kampionatit norvegjez duke shënuar një 3 golësh për 7 minuta kundër skuadrës kryesuese për fituar të drejtën e grumbullimit në kombëtaren norvegjeze nga e cila u largua pas paraqitjes së turpshme në Evropianin e Holandës në 2017 ku Norvegjia u rendit e fundit në Grup që do të thotë se nuk do të jetë në Botërorin e futbollit të Femrave që do të zhvillohet këtë vit në Francë

Gjatë adoleshencës, futbolli ishte aspekti më rëdësishëm në jetën e Adës.Në vitin 2011 kur ishte vetëm 16 vjec, Ada Hegerberg udhëtoi e vetme në Stabaek, në periferi të Oslos për të nënshkruar me një klub lokal, ndërsa në 1 vit më pas ajo dhe e motra Andrine shkuan në Gjermani për t’u bashkuar me Turbine Potsdam për të krijuar një karrierë që me kalimin e viteve u drejtua te kampionati francez me Andrine që është pjesë e Paris Saint Germain, ndërsa Ada e Olympique të Lyonit dhe ajo që shkëlqeu më shumë është pikërisht Ada Hegerbeg që fitoi edhe trofeun më prestigjioz në botë, Topin e Artë.

sfidanti.al