Nuk iu bind trajnerit Sarri, portieri Kepa dhuron pagën e tij javore

Mosbindja ndaj trajnerit Sarri në finalen e Kupës së Ligës ndaj Mancester Sitit i kushton jo pak portierit Kepa Arrizabagal. Spanjolli 24 vjecar është dënuar me një gjobë prej 220 mijë Eurosh që përkon me pagën e tij javore në kontratën që ka nënshkruar me klubin londinez. Kjo shifër që do të mbahet nga paga e Kepës do të kalojë për llogari të fondacionit të Celsit

‘Bëra një gabim të madh në mënyrën sesi administrova situatën-tha në një komunikatë Kepa për të cilin Chelsea pagoi 80 milionë Euro-Do të marr mësime nga ky episod dhe do të pranoj cdolloj dënimi apo sanksioni

Në lidhje me këtë ngjarje foli edhe trajneri Sarri i cili pranoi se portieri 24 vjecar kërkoi falje. Ndërkaq trajneri italian vazhdon të jetë një pozitë delikate përsa i përket rolit të trajnerit të Celsit. Trajnerin italian e pret një tjetër ndeshje e vështirë, ajo me Tottenhemin, një sfidë që mund të përcaktojë edhe fatin e tij në stolin e Bluve të Londrës.

sfidanti.al