Marselo te Juventus në verë? E thotë agjenti i lojtarit të…Ajaksit

Shtohen akoma më shumë zërat për një kalim të mundshëm të Marselos te Juventusi në muajt e verës dhe e gjjithë kjo ndodh ndërsa Zonja e Vjetër është e përqendruar te përmbysja e rezulatatit ndaj Atletiko Madrid në Ligënm e Kampioneve.

Ai që i shton këto zëra është pikërisht Rikardo Shliper, agjenti i mbrojtësit të majtë të Ajaksit, Nikolas Taljafiko nëpërmjet një intervistë për programin La Oral Deportiva teksa foli për të ardhmen e klientit të tij.
‘Flitet se emri i Taljafikos është shkruar në listën e merkatos së Realit të Madridit sepse Marselo do të shkojë te Juventusi, por askush nuk më ka telefonuar edhe pse sondazhet e bëra nga skuadrat e tjera nuk kanë munguar-tha Shliper.

Ndërkaq në median spanjolle flitet për raporte jo shumë të mira të Marselos me trajnerin Solari dhe se Juventus e ka përgatitur ofertën e duhur për të. Vetë futbollisti nuk i ka kursyer elozhet në drejtim të klubit bardhezi dhe i ka kërkuar njeriut më të afërt të Perez në drejtimin e Realit që të vlerësojnë largimin e tij në muajt e verës.

sfidanti.al