Modric rinovoi me Realin e Madridit? Ja sesi rrodhën ngjarjet

Luka Modric shoi përfundimisht ëndrrat e tifozëve të Interit dhe vendosi të rinovojë me Realin e Madridit. por mesa duket ky rinovim është bërë tashmë fakt i kryer pasi sipas medias spanjolle, mesfushori kroat e ka firmosur tashmë kontratën e tij të re me ‘Los Blancos’ kontratë që skadon në vitin 2021.

Këtë prapaskenë e ka zbuluar e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez duke parë tentativat nga ana e Interit gjatë muajve të verës vendosi që të aktivizojë rinovimin njevjecar automatik të kontratës së Modric nga 2020 në 2021, një lëvizje kjo që detyroi drejtuesit e Interit të hedhin sytë nga Rakitic, por edhe ky i fundit duket se do t’i lërë ‘thatë’ zikaltrit pasi ka deklaruar qëndrimin e tij te Barcelona.

Mësohet e Modric e firmosi kontratën e tij të re me Realin e Madridit përpara ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë, por lajmi u mbajt sekret. Dhe kjo për të evituar që lojtarë të tjerë të Realit si Karim Benzema e Toni Kros të shkojnë te Perez dhe t’i kërkojnë rinovimin e kontratave respektive me rritje page.

sfidanti.al