Anjeli dhe Milani justifikohen: Të bindur për të mirat e projektit

Presidenti i Juventusit dhe shefi ekzekutiv i kuqezinjve kanë deklaruar se nuk janë penduar aspak për nismën e tyre, edhe pse për momentin do të duhet të presin për shkak të tërheqjes së klubeve anglezë. “Jam i bindur për të mirat e projektit tonë, – tha Andrea Anjeli, – kjo, në aspektin sportiv, ekonomik dhe ligjor, por nuk mund të vazhdojmë sepse nuk mund të ketë një turne me 6 skuadra. Juventusi mbetet e impenjuar në gjendjen e një modeli të vlefshëm për klubin dhe për gjithë lëvizjen futbollistike”. Gazidhis, shefi i Milanit, u shpreh se “klubi ynë është i ndjeshëm për atë që duan tifozët, por na shërben një model që të garantojë funksionimin e duhur të klubeve”.

Sfidanti.al