Spanja është “dashnorja” më e madhe e Superligës Europiane!

Pozicioni i presidentit të Realit, Florentino Perez, nuk ka qenë kurrë i lëkundur. Biznesmeni i rëndësishëm spanjoll është konsekuent në dëshirën e tij për një Superligë Europiane, edhe pse për momentin duhet të pranojë disfatën. Gjithsesi, edhe Barcelona nuk është më pak e interesuar, madje në një plan afatshkurtër, është edhe më shumë e lidhur me një projekt të tillë sesa Perezi. Presidenti Zhoan Laporta trashëgoi një klub me një borxh të frikshëm që thuhet se mund të jetë rreth 1 miliardë euro, dhe dëshiroi një rrugë të shpejtë pasurimi për të shpëtuar nga “laku në fyt”. Njëri nga kapitenët katalanas, Gerard Pike, edhe pse shkruan publikisht se “futbolli është për tifozët”, e justifikon Laportën për shkak të gjendjes shumë të keqe financiare të klubit.

Sfidanti.al