Një kafshë e pafajshme është kthyer në një simbol talljeje, ndonëse në formë shakaje, por gjithsesi në diçka që djeg. “Tapiri i Artë” është çmimi që të japin nga emisioni “Rrëshqite lajmin” (Striscia la Notizia) kur mendojnë se je bërë gazi i botës për një ditë të caktuar, dhe këtë herë kjo “dekoratë” iu dha presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli. Pinjolli i familjes më të njohur në Itali cilësohet si i dështuari më i madh në skemën e shkatërruar të Superligës Europiane, së bashku me Florentino Perezin e Realit. Për këtë arsye, iu dha jo një “Tapir i Artë” normal, por një në përmasa gjigande. Ashtu siç ishte humbja “në fushën e lojës”.
Sfidanti.al