Mendon se nuk është një derbi vendimtar për fatin e titullit kampion, por sidoqoftë e quan të rëndësishëm. Karlo Ançeloti flet për RAI-n në përfundim të ndeshjeve të së dielës në Itali, dhe pyetet normalisht për duelin e së mërkurës Milan-Juventus. “Nuk do të jetë ndeshje vendimtare, – thotë trajneri i Evertonit, ish-trajner i Milanit dhe i Juves, – por, do të tregojë nëse Juventusi është kthyer si më parë, siç ngjan pas ndeshjes me Udinezen”. Pasi vlerëson Milanin që po ecën shumë mirë me trajnerin Pioli, dhe pasi tregoi admirimin për Pirlon, Ançeloti theksoi se Interi ështtë pretendent për titull për shkak të cilësisë së ekipit që ka, dhe emrit të trajnerit. “Nuk besoj se do ta ndihmojë fakti që nuk do të luajë në kupat e Europës, – theksoi ai, – do të ishte pretendent edhe nëse do të ishte kualifikuar. Skuadrat e mëdha i kanë sot mundësitë për të përballuar dy kompeticione, madje mendoj se është më e vështirë të “kullandrisësh” një skuadër kur nuk je në Europë”.
Sfidanti.al