Vështirë të kapë tre vendet e para në historinë e kampionatit, por gjithsesi mund të ngjitet lart. Robert Levandovski shënoi golin e 30-të në Bundesligë me penallti, duke u barazuar me legjendën Lotar Mateus. Polaku dhe gjermani kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët, që kanë humbur gjithsej nga 3 penallti në Bundesligë, pra kanë rendimentin e realizimit 90 për qind. Me golin e shënuar me 11 metërsh ndaj Maincit, Levandovski mbërriti edhe Shtefan Kuncin në kuotën e 30 golave, ndërsa i duhete dhe një tjetër për të kapur Paul Brajtnerin, Vilfrid Hanesin dhe Georg Folkertin që kanë nga 31. Kjo do të thotë se me një penallit të saktë më shumë, Leva do të jetë në vendin e 5-të të të gjitha kohëve, dhe mbi të do të mbeten Manfred Kalc (53 gola në 50 penallti), Gerd Myleri (51 gola në 63 penallti), Mikael Cork (49 gola në 57 penallti) dhe Horst-Diter Hëtges me 40 gola me penallti.
Renditja e të gjitha kohëve:
Manfred Kalc 60 penallti, 53 gola
Gerd Myler, 63 penallti, 51 gola
Mikael Cork 57 penallti, 49 gola
Horst-Diter Hëtges, 40 gola
Paul Brajtner, 31 gola
Vilfrid Hanes, 31 gola
Georg Folkert, 31 gola
Shtefan Kunc, 30 gola
Lotar Mateus, 33 penallti, 30 gola
Levandovski 33 penallti, 30 gola
Sfidanti.al