Alegri zbulon pakënaqësinë e Ronaldos

UEFA shpalli më të mirët e sezonit të kaluar konkurrues 2017/18 në Evropë. Kështu Kejlor Navas u shpall portieri më i mirë, Serhio Ramos – mbrojtësi më i mirë, Luka Modriç – mesfushori më i mirë dhe Krisitano Ronaldo – sulmuesi më i mirë. Por, CR7-ta nuk denjoi që të shkonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të rëndësishëm evropianë të vitit, pasi, sikurse duket, ai e kishte marrë vesh paraprakisht se çmimi i lojtarit mëtë mirë nuk do t’i jepej atij, por Luka Modriçit.Ronaldo nuk erdhi në Monako, ku u ndanë çmimet e lartpërmendur, kështu që tifozët nuk e panë reagimin e tij. Sidoqoftë, reagimet e agjentit të tij, Zhozhe Mendesh, dhe të motrës së Ronaldos, Katia, dëshmuan se në kampin e Ronaldos mbizotëron pakënaqësi.

Edhe trajneri i Juventusit, Masimo Alegri, nuk muni të rrinte pa bërë komentin e tij, për më tepër që ai u pyet nga gazetarët në prag të ndeshjes me Parmën.

“Ronaldos nuk i ka ardhur aspak mirë dhe kjo është normale, pasi sezonin e kaluar ai në Ligën e Kampioneve ka shënuar 15 gola, ndrëkohë që, së bashku me Modriçin, ata triumfuan për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampioneve. Shkurt, ai është i pakënaqur dhe i shqetësuar, por, sidoqoftë, kjo tregon se ai është i motivuar, se ai do të vazhdojë qëtë bëhet më i mirë dhe se ka akoma uri për sukses. Fakti që ai nuk erdhi në Monako, kjo është zgjedhja e tij dhe ne duhet ta respektojmë”, tha Alegri.

Sfidanti.al